Hapësire reklamuese

Bota

Trafikonin lëndë narkotike, shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

Shkruar nga Newsbomb

Trafikonin lëndë narkotike, shkatërrohet banda shqiptare në

Një bandë shqiptare që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia spanjolle. Sipas mediave të huaja, organizata kriminale i kishte rrënjët në Shqipëri, ndërsa vepronte në pjesë të ndryshme të Valencias.

Ajo ishte shumë e strukturuar pasi funksiononte me metodologji kriminale të mirëpërcaktuara. Gjatë këtij operacioni, i cili mësohet që të ketë filluar në nëntor të vitit të kaluar, janë arrestuar pesë persona midis tyre edhe shqiptarë. 

Grupi ishte përgjegjës për kultivimin intensiv të kanabis sativa. Disa anëtarë jetonin dhe kalonin netët në magazina industriale ku kishin plantacione. Ata përdorni materiale ndriçimi të teknologjisë së fundit për të përshpejtuar rritjen e bimëve të kanabisit, teksa për të evituar aromën e bimëve përdornin kondicionerët të mëdhenj.

Garda Civile spanjolle kreu disa inspektime të ndryshme në kuadër të operacionit. Në fazën e parë, më 28 shkurt, u kontrollua një magazinë në Xeresa dhe një apartament në plazh në Gandia. Në fazën e dytë, më 25 mars, u inspektua një magazinë tjetër në qytetin e Rotovës.

Nga operacionet e kryera, u sekuestruan në total rreth një ton kanabis sativa, me 308 kilogramë sytha në proces tharjeje. Personat e arrestuar akuzohen për dy krime kundër shëndetit publik, dy për mashtrim me energjinë elektrike, një për falsifikim dokumentesh dhe një tjetër për anëtarësim në organizatë kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese