
Manjati i medias Rupert Murdoch është martuar për herë të pestë në një ceremoni vilën e tij në Kaliforni.
Murdoch, 93 vjeç, u martua të shtunën me Elena Zhukova, 67 vjeç, një biologe ruse në pension. Murdoch është takuar me Zhukova në kohën kur ishte i fejuar me policen Ann Lesley Smith. Lidhje e cila u ndërpre në prill 2023 dhe manjati i medias do të lidhej me rusen.
Murdoch me origjinë australiane, ka gjashtë fëmijë dhe është kryetar emeritus i News Corporation, i cili zotëron Fox News, Wall Street Journal, Sun dhe Times.
Ai dha dorëheqjen si kryetar i Fox dhe News Corp vitin e kaluar, duke lënë djalin e tij Lachlan në krye të të dy kompanive.

Sondazh
Poll