Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Samiti i G7 në Itali, Erdogan do të jetë i ftuari special i Melonit

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i G7 në Itali, Erdogan do të jetë i ftuari special i
Kryeministrja italaian Georgia Meloni dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të jetë i pranishëm në Samitin e G7, i cili do të mbahet në datat 13 deri 15 qershor në Pulia të Italisë.

Erdogan do të jetë i ftuari special i kryeministres italiane, Georgia Meloni, pasi vendi i tij nuk është anëtar i G7, ndërsa më herët përkatësisht në datat 12 dhe 13 qershor, ai do të jetë për një vizitë dy-ditore në Spanjë, ku pritet që të zhvillojë bisedime diplomatike mbi marrëdhëniet midis dy vendeve me krerët e shtetit spanjoll.

Samiti i G7 do të mbahet në Borgo Egnazia (Fasano) në Pulia të Italisë, më 13-15 qershor 2024. Veprimtaria do të mbledhë së bashku liderët e shtatë shteteve anëtare, si dhe Presidentin e Këshillit Evropian dhe Presidentin e Komisioni Evropian që përfaqëson Bashkimin Evropian.

Në përputhje me forumet e mëparshme të G7, përfaqësues të një sërë shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare do të marrin pjesë në Samit, si të ftuar nga Kombi që mban Presidencën.

Në Samit do të marrin pjesë presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel si dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Gjithashtu, të pranishëm të tjerë pritet të jenë edhe Papa Françesku, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe liderët e Afrikës së Jugut, Brazilit, Argjentinës, Indisë, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese