Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Saga e vrasjeve të politikanëve në Meksikë, ekzekutohet kandidatja për kryetare bashkie

Shkruar nga Newsbomb
Saga e vrasjeve të politikanëve në Meksikë, ekzekutohet
Kandidatja për kryetare bashkie në Meksikë, Bertha Gisela Gaytán Gutiérrez

Kandidatja për kryetare bashkie në Meksikë, Bertha Gisela Gaytán Gutiérrez u qëllua për vdekje në nisje të fushatës elektorale. Sipas medave vendase, në një koferencë për shtyp të hënën, ajo kishte kërkuar  mbrojtje gjatë fushatës së saj. Kërkesë, e cila siç duket nuk është marrë parasysh nga presidenti i vendit, për të ndërmarrë politika për sigurinë e politikanëve në këtë vend.

Në një dalje të tij, ai tha se i vinte keq për humbjen e kandidatëve të politikës, por nuk dha ndonjë njoftim nëse do të ndërmerrte masa për të parandaluar vrasjet e politikanëve në vend.

Ndërkohë  që në internet po qarkullon një video e momentit të vrasjes, ku shihet se ajo është e rrethuar nga një grup i vogël njerëzish që thirrnin “Morena”, emër ky i partisë në pushtet.

Morena është partia e presidentit Andrés Manuel López Obrador, i cili do të largohet nga detyra në shtator. Zgjedhjet e 2 qershorit do të vendosin për pasardhësin e tij, si dhe për shumë njerëz në postet shtetërore dhe komunale.

Ndërkohë që saga e vrasjeve ndaj politikanëve në këtë vend, sa vjen edhe thellohet. Pasi kjo ishte vrasja e fundit në garën gjithnjë e më të përgjakshme të zgjedhjeve të 2 qershorit në Meksikë. Mësohet se deri më tani, të paktën 14 kandidatë kanë mbetur të vrarë që nga fillimi i vitit 2024.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese