Hapësire reklamuese


Bota

Rusia shpalli armëpushim për Pashkë, Zelensky: Dronët në qiell tregojnë të kundërtën

Shkruar nga Newsbomb
Rusia shpalli armëpushim për Pashkë, Zelensky: Dronët
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në rrjete sociale pasi Rusia deklaroi për armëpushim për festën e Pashkëve.

Volodymyr Zelensky shprehet në rrjete sociale se dronët në qiell tregojnë qëndrimin e vërtetë të Vladimir Putin.

“Sa i përket përpjekjes së fundit të Putinit për të luajtur me jetët njerëzore, paralajmërimet për sulm ajror janë duke u dhënë në të gjithë Ukrainën. Në orën 17:15, në qiellin tonë u zbuluan drone sulmuese ruse.

Mbrojtja ajrore dhe aviacioni ukrainas tashmë kanë filluar punën për të na mbrojtur. Dronët e shquar në qiejt tanë zbulojnë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe jetës njerëzore”, thotë ndër të tjera në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese