Hapësire reklamuese


Bota

Rusia PARALAJMËRON Perëndimin: Në rast se sulmoni, do të përdorim armët bërthamore

Shkruar nga Newsbomb
Rusia PARALAJMËRON Perëndimin: Në rast se sulmoni, do të
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu ka kërcënuar hapur Perëndimin teksa paraljmëron përdorimin e armëve bërthamore në rast agresioni nga vendet perëndimore.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Shoigu theksoi se çdo sulm ndaj Rusisë ose aleatit të saj, Bjellorusisë, mund të provokojë një kundërpërgjigje bërthamore.

Nëse na sulmojnë, ne do të përdorim bombën atomike. [...]Në rast se shtetet e huaja kryejnë veprime armiqësore që përbëjnë një kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Federatës Ruse, vendi ynë e konsideron legjitime marrjen e masave simetrike dhe asimetrike të nevojshme për të shtypur veprime të tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre”, tha Shoigu.

Komentet e Shoigu vijnë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance kanë paralajmëruar se Uashingtoni mund të largohet nga përpjekjet për të negociuar një zgjidhje paqeje në Ukrainë nëse nuk ka përparim në një marrëveshje së shpejti.

Shoigu, i cili ka shërbyer për më shumë se një dekadë si ministër i Mbrojtjes përpara se të emërohej në krye të Këshillit të Sigurimit, e konsideroi këtë rishikim të doktrinës bërthamore si një hap strategjik për të forcuar sigurinë kombëtare të Rusisë në një klimë të tensionuar ndërkombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese