
Pamje nga vendngjarja
Rusia ka sulmuar sërish ditën e sotme shtetin ukrainas, ku dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave të huaja, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Nikopol në rajonin e Dnipropetrovsk dhe burrat të cilët kanë mbetur viktima kanë qenë të moshës 56 dhe 61 vjeç.
"Dy burra, 56 dhe 61 vjeç, u vranë në Nikopol. Rusët i vranë duke bombarduar qytetin me artileri të rëndë. Pesë persona u plagosën, katër prej të cilëve janë në spital në gjendje të rëndë", shkroi Lysak në kanalin e tij Telegram.
Gjithashtu nga sulmi janë shkaktuar zjarre, dëmtime dyqanesh, kafene, shtëpi private, ndërtesa, një makinë dhe një stacion autobusi.
Sondazh
Poll