Hapësire reklamuese

Bota

Rusia nuk i ndal raketat shkatërruese ndaj Ukrainës, 11 persona të plagosur rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Rusia nuk i ndal raketat shkatërruese ndaj Ukrainës, 11 persona
Foto ilustruese

Pavarësisht bisedimeve për armëpushim për përfundimin e luftës 3-vjeçare mes tyre, Rusia nuk i ndal raketat shkatërruese ndaj Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, në qytetin ukrainas Kryvyi Rih kanë mbetur të plagosur 11 persona nga raketat ruse, ku gjashtë prej tyre janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Guvernatori i zonës Serihy Lysak është shprehur se numri i të plagosurve mund të rritet, ndërsa thekson se raketat kanë shkaktuar dëme të mëdha në katër ndërtesa, disa shtëpi, biznese dhe rrjete komunikimi.

“Gjashtë prej tyre po trajtohen në spital për lëndime, numri i të plagosurve mund të rritet. Raketat balistike ruse shënjestruan një zonë banimi, duke shkaktuar dëme të mëdha në katër ndërtesa, disa shtëpi, biznese dhe rrjete komunikimi”, tha guvernatori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese