Hapësire reklamuese

Bota

Rusia ndaloi mediat evropiane, reagon BE dhe SHBA: Hakmarrje e pakuptimtë, synon të cenojë të vërtetën

Shkruar nga Newsbomb
Rusia ndaloi mediat evropiane, reagon BE dhe SHBA: Hakmarrje e pakuptimtë,
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe homologu rus, Vladimir Putin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë reaguar pas njoftimit të ministrisë së Jashtme të Rusisë se ka bllokuar transmetimin e 81 mediave evropiane në rajonin e saj.  

Për BE-në, Kremlini është duke shkelur lirinë e mediave, ndërsa e cilëson këtë veprim si një hakmarrje të pakuptimtë.

Sipas nënkryetares së Komisionit Evropian, Vera Jourova masat e ndërmarra ndaj mediave të pavarura nuk janë të njëjta me ato që BE-ja vendosi më herët ndaj 4 mediave, që funksiononin si organe propagandistike të financuara nga përhapja e dezinformatave si pjesë e doktrinës ushtarake të Rusisë.

“Shkelja e vazhdueshme e Lirisë së Medias nga Kremlini. Është një hakmarrje e pakuptimtë. Jo, organet propagandistike të financuara nga përhapja e dezinformatave si pjesë e doktrinës ushtarake të Rusisë nuk janë të njëjta me mediat e pavarura. Demokracitë e dinë këtë”,- shkroi në një postim në rrjetin social, X nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se qeveria ruse po përpiqet që të shtypë gazetarinë e lirë, pasi ajo i frikësohet të vërtetës që njerëzit do të mësojnë për veprimet destabilizuese të Rusisë.

“Kjo është një tjetër shenjë e shtypjes së gazetarisë nga qeveria ruse, e cila ka frikë se njerëzit e saj do të mësojnë të vërtetën për veprimet e Rusisë,”- u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.

Në një njoftim të dhënë ditën e sotme nga ministria e jashtme ruse, është bërë e ditur se janë ndaluar që të  transmetohen në rajonin e Rusisë, 81 media të 25 shteteve anëtarë të Bllokut të BE-së.

Moska i akuzon këto media për shpërndarje sistematike të informacionit të pasaktë në lidhje me luftën.

Ndër mediat e ndaluara janë transmetuesit italianë Rai dhe La7 dhe gazetat La Repubblica dhe La Stampa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese