Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rusia lëshon mbi 200 dronë kundër Ukrainës, dëmtohet rëndë sistemi energjitik

Shkruar nga Newsbomb
Rusia lëshon mbi 200 dronë kundër Ukrainës, dëmtohet
Foto ilustruese

93 raketa dhe 200 dronë janë lëshuar mbi tokën ukrainase vetëm ditën e sotme nga agresori rus. Këtë lajm e bëri të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili tha se ky është sulmi më i madh që Rusia ka kryer kundër Ukrainës dhe infrastrukturës së energjisë.

 “Armiku vazhdon terrorin e tij. Edhe një herë, sektori i energjisë në të gjithë Ukrainën është nën sulm masiv”, theksoi ministri i Energjisë Galushenko në një postim në Facebook.

Sistemi energjitik i Ukrainës është goditur me dhjetëra herë gjatë këtij viti duke shkaktuar dëme serioze në vend si dhe ndërprerje të vazhdueshme të ernërgjisë në pjesën më të madhe të Ukrainës.

Sulmi i sotëm rezultoi në kufizime të mëtejshme në përdorimin e energjisë elektrike për konsumatorët, sipas rrjetit kombëtar të furnizimit, Ukrenergo.

Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë , DTEK, njoftoi gjithashtu se forcat ruse shkaktuan "dëmtime të rënda" në pajisjet në një termocentral gjatë sulmit të tyre në mëngjes në infrastrukturën energjetike.

Një burim i industrisë i tha gjithashtu Reuters se nënstacionet e energjisë ishin në shënjestër në sulmin e sotëm të zgjatur të raketave ruse, si dhe më shumë infrastrukturë të gazit natyror sesa në sulmet e mëparshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese