Hapësire reklamuese

Bota

Rusia kërkon heqjen e sanksioneve para nisjes së armëpushimit, Lavrov: SHBA t'i bëjë presion Zelenskyt...

Shkruar nga Newsbomb
Rusia kërkon heqjen e sanksioneve para nisjes së armëpushimit,
Sergei Lavrov

Rusia ka kërkuar heqjen e disa sanksioneve perëndimore para se të nisë armëpushimi detar me Ukrainën. Moska kërkon revokimin e sanksioneve ndaj bankës shtetërore bujqësore Rosselkhozbank dhe rivendosjen e aksesit të firmave në sistemin ndërkombëtar të pagesave Swift.

Bashkimi Europian dhe aleatët e saj pezulluan aksesin në Swift për një sërë institucionesh financiare ruse pas nisjes së luftës në Ukrainë. Qëllimi ishte që kompanitë ruse të humbnin aksesin në transaksionet normale të ofruara nga Swift, duke ndërprerë pagesat për eksportet e saj të vlefshme të energjisë dhe bujqësore.

Por për heqjen e sanksioneve do të duhet miratimi nga BE, një hap që do të dukej i pasigurt në dritën e deklaratave të fundit evropiane për mbështetjen e Kievit.

Më herët Presidenti i SHBA, Donald Trump, u shpreh se Rusia mund të përpiqet të vonojë përfundimin e luftës.

"Unë mendoj se Rusia dëshiron të shohë një fund të saj, por mund të jetë se ata po zvarriten. Unë e kam bërë këtë gjatë viteve."-tha ai.

Armëpushimi detar u njoftua nga SHBA pas tre ditësh bisedime paqeje në Arabinë Saudite.

Rusia kushtëzon zbatimin e marrëveshjes për armëpushimin e pjesshëm në Detin e Zi me Ukrainën duke kërkuar garanci.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov thotë se Rusia pret që SHBA t'i bëjnë presion Zelenskyt me qëllim që ky t'i ofrojë Moskës garanci për respektimin e termave të marrëveshjes.

Një tjetër garanci që Moska pret si pjesë të marrveshjes së arritur në Riad të Arabisë me Amerikën, është edhe ajo për eksportet bujqësore ruse të cilat janë sanksionuar fort që prej nisjes së agresionit në Ukrainë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese