Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rusia ia zgjat paraburgimin gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva

Shkruar nga Newsbomb
Rusia ia zgjat paraburgimin gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva
Alu Kurmasheva

Një gjykatë në Rusi ia zgjati masën e paraburgimit deri më 5 gusht, Alu Kurmashevas, gazetares së Radios Evropa e Lirë, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse.

Gjykata në Qarkun Sovetski të Kazanit më 31 maj po ashtu refuzoi kërkesën e avokatëve të Kurmashevas që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak.

Përderisa diskutimet u bën prapa dyerve të mbyllura, përfaqësuesit e ambasadave të Australisë dhe Çekisë, por edhe gazetarët, u lejuan të hynin në gjykatore për të përcjellë disa pjesë të seancës dëgjimore.

Para se të merrej vendimi, Kurmasheva, e cila është e ndaluar në Rusi që nga 18 tetori i vitit 2023, u tregoi gazetarëve vizatime që ia kanë dërguar fëmijët.

Kurmasheva, 47 vjeç, u arrestua në Kazan tetorin e vitit të kaluar, nën akuzën se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaj, në bazë të ligjit ndëshkues rus që shënjestron gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerët. Ndaj saj është ngritur edhe akuza se ka shpërndarë lajme të rreme për ushtrinë ruse dhe nëse gjendet fajtore mund të dënohet deri me 10 vjet burgim.

REL-i dhe Qeveria amerikane thonë se akuzat ndaj Kurmashevas janë hakmarrje për punën e saj si gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

Ajo udhëtoi për në Rusi për të vizituar nënën e saj dhe fillimisht u ndalua teksa po priste fluturimin për në Pragë në aeroportin e Kazanit më 2 qershor, kur iu konfiskuan pasaportat ruse dhe amerikane.

Shumë kritikë dhe grupe për të drejtat e njeriut thonë se i ashtuquajturi Ligj për agjentët e huaj po përdoret nga Kremlini për të shtypur disidencën.

Moska po ashtu është akuzuar se burgos amerikanët për t’i përdorur ata më pas për këmbimin e rusëve të burgosur në Shtetet e Bashkuara.

Në shkurt, 23 shtete e nomina Kurmashevan për Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit të UNESCO/Guillermo Cano 2024.

Çmimi, i krijuar më 1997, ndahet çdo vit për të nderuar personat apo grupe njerëzish që japin kontribut “të jashtëzakonshëm” për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit në mbarë botën, pavarësisht se përballen me “rrezik dhe përndjekje”./ REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese