Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rusia godet sërish me dron Ukrainën, 100 mijë njerëz mbeten pa ngrohje nga shkatërrimi i termocentralit

Shkruar nga Newsbomb
Rusia godet sërish me dron Ukrainën, 100 mijë njerëz mbeten
Foto ilusturuese

Një termocentral është shkatërruar në jug te Ukrainës gjatë natës nga sulmet ruse.

Sulmi me dronka ndodhur në Mykolaiv dhe për pasojë rreth 100,000 banorë kanë pa ngrohje pasi temperaturat kanë rënë nën zero. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një reagim në rrjetin social ’’Telegram’’, ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me veprimet ushtarake dhe situatën në front.

Ndër të tjera ka thënë se kjo gjë dëshmon se rusët janë duke luftuar kundër popullit të Ukrainës.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me veprimet ushtarake dhe situatën në front. Kjo dëshmon edhe një herë se rusët po luftojnë kundër popullit tonë, kundër jetës në Ukrainë,” shkroi Zelensky.

Sakaq, Guvernatori i Oblastit të Mykolaivit, Vitaliy Kim ka thënë se se sulmi në rajon përfshinte nëntë drone Shahed, me shpërthime dhe rrënoja nga dronët që dëmtuan pesë ndërtesa të larta dhe plagosën një burrë 64-vjeçar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese