Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rusia bombaron civilët në Ukrainë, të paktën 13 viktima e dhjetëra të plagosur në rajonin Zaporizhzhia

Shkruar nga Newsbomb
Rusia bombaron civilët në Ukrainë, të paktën 13 viktima
Foto ilustruese

Rusia ka bombarduar me raketa qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, duke lënë të paktën 13 të vdekur e mbi 30 të plagosur. Pamje të postuara nga rrjetin Telegrma nga presidenti i Ukarinës, Volodymyr Zelensky, tregonin turpat e viktimave të shtrira në rrugët e qytetit e ndërsa të tjerë të plagosur rëndë që po trajtoheshin nga shërbimet e emergjencës.

Sulmet ruse kundrejt Ukrainës kanë qenë të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit të luftës. Kjo nuk është hera e parë që bombardimet prekin dirket zonat e banuara dhe civilët duke çuar kështu në krime të rënda lufte.

Të paktën 2 prej bombave të hedhura gjatë pasdites së sotme, kanë rënë në ndërtesa shumëkatëshe të banuara. Numri i viktimave dëri më tani është 13, sipas raportimeve të zyrtarëve ukrainas.

Nuk ka asgjë më brutale se bombardimi ajror i një qyteti, duke e ditur se civilët e zakonshëm do të vuajnë”, shkroi Zelensky në Telegram.

Vetëm pak minuta para se ky sulm të kryhej nga Rusia, guvernatori rajonal Ivan Fedorov kishte paralajmëruar vendin për sulmin e ashpër që do të kryhej në rajonin e Zaporizhzhia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed