Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rusia bën përgjegjëse SHBA-në për vdekjen e presidentit Raisi: Sanksionet përkeqësuan gjendjen e aviacionit civil

Shkruar nga Newsbomb
Rusia bën përgjegjëse SHBA-në për vdekjen e presidentit
Foto ilustruese

Vdekja e Presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi dy ditë më parë në një aksident ajror është pasuar me aludime të shumta për një qëllimësi të fshehur pas aksidentit në dukje normal.

Rusia ka reaguar duke bërë përgjegjës Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aksidentin fatal që i mori jetën presidentit dhe disa zyrtarëve të tjerë iranianë. 

Sipas ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, aksidenti ajror i presidentit nuk ishte i rastësishëm, por sipas tij kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së shërbimeve ndaj aviacionit civil.

Sanksionet e vendosura më herët nga SHBA ndaj disa kompanive të Iranit që operonin në fushën e industrisë së aviacionit, kanë pamundësuar sipas Lavrov, që të arrinin të kryenin si duhet shërbimet e nevojshme të avionëve duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e civilëve.

Në deklaratën e tij, Lavrov thotë se dhjetëra sanksione e bëjnë të vështirë për Iranin blerjen e pjesëve ose përmirësimin e flotës së avionëve duke konfirmuar në këtë mënyrë dyshimet për vjetërsinë e flotës, ndërsa shton se në këtë rast, dëmtimi është i qëllimshëm nga SHBA, duke rriskuar jetën e qytetarëve të Iranit.

Amerikanët e mohojnë këtë, por e vërteta është se vendet e tjera, ndaj të cilave SHBA ka shpallur sanksione, nuk marrin pjesë rezervë për pajisjet amerikane, duke përfshirë edhe aviacionin.

Po flasim për dëmtim të qëllimshëm të qytetarëve të thjeshtë duke përdorur këto mjete transporti dhe kur nuk jepen pjesë këmbimi, kjo lidhet drejtpërdrejt me një degradim të nivelit të sigurisë”,- tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Irani ishte një nga blerësit kryesorë të helikopterëve Bell gjatë sundimit të Shahut para Revolucionit Islamik të vitit 1979, megjithëse origjina e saktë e avionit të rrëzuar është e paqartë.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi vdiq dy ditë më parë gjatë një aksidenti ajror në provincën e Azerbajxhanit Lindor, si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike në atë zonë.

Raisi ndodhej në ceremoninë e inagurimit të hapjes së dy digave në Qiz Qalas dhe Khodaafarin në Azerbajxhanin Lindor bashkë me disa zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij qeveritar si dhe drejtuesit kryesorë të Azerbajxhanit.

Më herët, mediat vendase raportuan se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike, ndërsa kanë nisur spekulimet se rrëzimi i helikopterit mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese