Hapësire reklamuese

Bota

Rusët përballen me valën më të madhe të nxehtësisë në njëqind vjetët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Rusët përballen me valën më të madhe të
Foto ilustruese

Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh në njëqind vjetët e fundit, pasi temperaturat arritën 35 gradë nëpër disa qytete të enjten. Në Moskë u thye një rekord i vitit 1917.

Në Moskë, ku temperaturat ranë minus 40 gradë dimrin e kaluar, më 3 korrik temperaturat u rritën në 32.7 gradë, duke e thyer një rekord të vitit 1917 për atë ditë për gjysmë grade, tha qendra meteorologjike FOBOS.

Rekordet u thyen nga bregdeti rus në Paqësor dhe nga pjesët e Siberisë dhe ato evropiane të Rusisë, tha FOBOS.

Moti i nxehtë i ka rritur shumë kërkesat për kondicionerë ajri dhe ventilatorë. Në Moskë, qytetarët porositën sasi rekorde të akulloreve e pijeve alkoolike të ftohta. Udhëtarët në metro dhe në shumë trena u shërbyen me ujë.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, u bëri thirrje qytetarëve të zonës metropolitane të Moskës, e cila ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorësh, të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin jashtë në kohët e nxehta të ditës.

“Gjatë ditës, temperatura e ajrit do ta tejkalojë normën klimatike dhe do të rritet përsëri në 30 gradë”, tha Sobaynin.

Për të premten, meteorologët në Rusi parashikuan stuhi dhe breshër të mundshëm./ REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese