Bullgaria dhe Rumania janë zyrtarisht anëtare të plota të zonës Shengen që prej fillimit të vitit të ardhshëm. Të dyja anëtarë të Bashkimit Europian që prej vitit 2007, kanë qenë pjesërisht të integruara në zonën për lëvizje të lirë, prej muajit mars, pasi u është mundësuar vetëm trafiku ajror dhe detar, pa kontrolle kufitare.
Ky vendim u arrit pasi Austria, e cila ka qenë kundërshtuese në këtë hap për arsyje të imigracionit, është tërhequr pas duke hequr veton e vendosur pasi tre shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje për mbrojtjen kufitare.
Kjo marrëveshje parashikon kontrollin e përbashkët të rojeve kufitare në kufitin Bullgaro-turk si dhe kontrolle të përkohshme kufitare, përkatësiht për një periudhë 6 mujore, e rrugëve tokësore.
"Një fitore e madhe për Bullgarinë, Rumaninë dhe gjithë Evropën," tha presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, e cila e kishte bërë një prioritet kyç përfundimin e Shengenit.
Si rezultat, dy vendet lindore do t'i bashkohen Shengenit që nga 1 janari 2025 në cilësinë e anëtarëve me të drejta të plota, duke mbyllur kapitullin që filloi në vitin 2011, kur Komisioni Evropian përcaktoi për herë të parë dakortësinë e tyre për anëtarësim.