Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Rrufeja e kuqe”, fenomeni i rrallë fotografohet në Sllovaki

Shkruar nga Newsbomb
“Rrufeja e kuqe”, fenomeni i rrallë fotografohet në
Fenomeni i rrallë "rrufeja e kuqe”

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Sllovaki. E njohur si “rrufeja e kuqe”, pamjet janë kapur nga një fotograf çek, dukuria mahnitëse e motit shkaktoi shpërthime elektrike mhanitëse të dritës.

Duke postuar fotot në rrjetet sociale, fotografi Horálek shkruan:“Moti i fortë me stuhi mbi Europën Qendrore solli një nga fenomenet më spektakolare, por edhe më misterioze: The Red Sprites”.

Vëzhguar për herë të parë në 1989, ata u bënë një objektiv për shumë fotografë dhe kameramanë të specializuar. Fotografimi i tyre konsiderohet shumë i vështirë sepse fotografi kurrë nuk e di paraprakisht se kur mund të shfaqet fenomeni. Për shkak të lartësive të tyre dhe kohëzgjatjes së shkurtër, rrufetë e kuqe vërehen rrallë.

Ato u zbuluan aksidentalisht nga fizikani John Ëinckler në vitin 1989, teksa ai po ndihmonte në testimin e një videokamere të re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese