Hapësire reklamuese

Bota

Rritja e çmimeve, spanjollët shpërthejnë në protesta kundër turistëve

Shkruar nga Newsbomb
Rritja e çmimeve, spanjollët shpërthejnë në protesta
Pamje nga protestat në Spanjë

Spanjollët kanë dalë masivisht në protesta kundër turistëve, pasi pretendojnë se ato kanë ndikuar në krizën ekonomike që po kalon vendi aktualisht, për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të vizitorëve të huaj.

Vendasit e konsiderojnë turizmin masiv si shkaktar për rritjen stratosferike të çmimit të qirave dhe të kostove të jetesës, dhe kanë shpërthyer në protesta kundër tyre.

Pas protestave në ishujt Kanarie, në ishujt Baleare, apo Barcelonë, edhe në Malaga u zhvillua një nga demonstratat më të mëdha që mbahet mend në metropolin bregdetar andaluzian.

Protesuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Malaga nuk është në shitje”, “Ky nuk është turizëm, por pushtim”, ose “Kufizoni vizitat e të huajve”.

Qyteti ynë është kthyer në një park të pajetueshëm argëtimi. Cmimet e qirave janë çmendur, banesat për turistët kanë zëvendësuar në mënyrë të parregullt shtëpitë normale”,- është shprehur një banor.

Turizmi në nivele të pakontrolluara, ka çuar në një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve të shtëpive dhe shumë gjërave të tjera. Ne nuk jemi “turisto-fobikë” ndaj njerëzve që vijnë për të vizituar kulturën tonë, por jemi kundër çmendurisë që po ndodh. E këtu është edhe faj i keqmenaxhimit nga organet përgjegjëse”,- deklaron një punonjës që punon në fushën e marketingut.

Jam pensioniste por nuk kam fond pensioni dhe s’mund ta përballoj qiranë. Banoj në një strehë sociale sepse s’mund të marr me qira asnjë banesë”,- u shpreh një pensioniste.

Edhe me një rrogë të mirë, njerëzit këtu s’e përballojnë dot muajin. Kjo është tepër mizore dhe e padrejtë. Vetëm për shkak të pushimeve ose ëndrrave të ca njerëzve të tjerë”,- thotë po ashtu Alba Novoa, pjesëmarrëse në protestë.

Këtë vit pritet që turistët në Spanjë ta kalojnë shifrën e 100 milionëve, shifër kjo që është dyfishi i popullsisë vendase.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese