Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rritet numri i viktimave në Los Angeles! Flakët jashtë kontrolli, banorët përjetojnë tmerrin

Shkruar nga Newsbomb
Rritet numri i viktimave në Los Angeles! Flakët jashtë kontrolli,
Pamje nga Los Angeles

Kalifornia i është dorëzuar totalisht pushtetit të flakëve galopante që kanë pushtuar rajonin që nga e marta. Deri më tani autoritetet vendase kanë raportuar për 10 viktima ndërsa numri pritet të rritet në vazhdim.

Zona e Palisades është e dëmtuar totalisht ndërsa flakët janë jashtë kontrolli teksa kanë shkrumbuar rreth 20,000 hektarë që kur shpërtheu të martën në mëngjes në lagjen e pasur Pacific Palisades të Los Anxhelosit. Zjarri në këtë zonë zë periemetrin më të madh në të gjithë Los Angeles-in.

Rritet numri i viktimave në Los Angeles! Flakët jashtë kontrolli,

Në pjesën veriore të Los Angelesit po luftohet me zjarret në Eaton, të cilët për nga perimetri i flakëve, ndjekin zjarret e shkaktuara na Palisades. Në këtë zonë numërohen rreth 13,600 hektarë tokë të shkrumbuara ndërsa 5 viktima kanë humbur jetën.

Gjithashtu flakët kanë përfshirë dhe kodrat e Hollywood duke djegur plotësisht vila miliona dollarëshe. Rreth 10.000 struktura janë të shkatërruara ndërsa të tjera janë nën kërcënimin e flakëve ndërsa mijëra persona janë detyruar që të braksitin banesat e tyre.

Zjarret deri më tani kanë djegur 117,727 hektarë, kanë shkatërruar 1,500 shtëpi dhe kanë lënë pa energji elektrike 200,000 banesa. Dëmet materiale janë vlerësuar në 57 miliardë dollarë, me pasoja ekonomike që pritet të rriten. Erërat e forta dhe thatësia janë ato që kanë favorizuar përhapjen e fjakëve dhe daljen e tyre jashtë kontrolli.

Rritet numri i viktimave në Los Angeles! Flakët jashtë kontrolli,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed