Hapësire reklamuese

Bota

Rritet numri i të vdekurve që nga njoftimi i armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit

Shkruar nga Newsbomb
Rritet numri i të vdekurve që nga njoftimi i armëpushimit midis
Pamje nga sulmet izraelite në Gaza

Ditë më parë u njoftua arritja e marrëveshjes së Izraelit dhe Hamasit për armëpushim dhe lirim pengjesh. Por, menjëherë pas këtij njoftimi Izraeli filloj sërish sulmet terroriste ndaj Gazës ku mes tyre ka të vrarë dhe të plagosur.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e drejtuar nga Hamasi në Gaza, shprehet se të paktën 113 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 3 gra kanë mbetur të vrarë që nga shpallja e armëpushimit mbrëmjen e së mërkurës.

Ndërsa shprehet se 264 persona kanë mbetur të plagosur në të njëjtën kohë. Gjithashtu Basal përmend se ndër vdekjet e fundit janë vrarë dy persona në Gazën veriore dhe tre të vrarë në bombardimet e Kullës Al-Zafer.

Rikujtojmë se ditën e djeshme (16.01.2025) kabineti i Sigurisë Izraelit nuk u mblodh siç ishte parashikuar për të votuar marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa sipas BBC, mbledhja po mbahet këtë të premte Kabineti i sigurisë duhet të votojë për të pranuar marrëveshjen dhe më pas kabineti më i gjerë i qeverisë izraelite duhet ta miratojë zyrtarisht atë, përpara se armëpushimi të hyjë në fuqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese