Hapësire reklamuese

Bota

Rrëzohet një tjetër avion në Iran, humbin jetën tre persona

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohet një tjetër avion në Iran, humbin jetën tre
Pamje nga avioni i rrezuar ne Iran

Një tjetër avion është rrëzuar në Iran pranë qytetit të Rashtit.

Autoritetet iraniane bëjnë me dije se avioni rrëzuar ishte avion i trajnimit të policisë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një dëmtim teknik. Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme, ku nga ky rrëzim kanë humbur jetën tre anëtarët e ekuipazhit në bord.

Sipas deklaratës nga qendra e informacionit të policisë iraniane, avioni ishte i përmasave të vogla dhe u rrëzua në zonën Garakouh të rrethit Kochesfahan.

Viktimat u identifikuan si kapiten Khansari, i cili shërbente si instruktor fluturimi, kolonel Ebrahimzadeh, bashkë-pilot dhe kolonel Feizi, inxhinier fluturimi.

Incidenti i shtohet një sërë aksidentesh aviacioni në Iran.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjatë një aksidenti ajror në rajonin kufitar juglindor të Iranit humbën jetën dy persona pjesë e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), duke përfshirë një komandant të lartë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese