Dy persona humbën jetën në një aksident me një avion ultra të lehtë pranë aeroportit Toscany Flight, në komunën San Miniato në provincën e Pizës. Viktimë mbetën piloti, Paolo Fagiolini di Ponsacco, 59 vjeç dhe Riccardo Montanari, 41 vjeç.
Avioni u rrëzua gjatë fazës së uljes, rreth orës 11:30 të mëngjesit të sotëm 9 qershor. Një ekip i zjarrfikësve të Pizës ka ndërhyrë në vendngjarje.
Kur mbërritën forcat e ndërhyrjes së shpejtë, nuk kishte mbetur asnjës shpresë për shpëtimin e dy viktimave. Sakaq, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për hetime.
Sondazh
Poll