Hapësire reklamuese

Bota

Rrëzohet aeroplani gjatë uljes, zëvendëspresidenti i Malavi dhe nëntë të tjerë raportohen të vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohet aeroplani gjatë uljes, zëvendëspresidenti i Malavi
Afrike

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Malavi, Afrikë ku është rrëzuar avioni ku po udhëtonte zëvendëspresidenti dhe 9 persona të tjerë të qeverisë.

Raportohet se nga rrëzimi i avionit Zëvendëspresidenti i Malavi, 6 zyrtarë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ushtarak kanë vdekur, ndërsa qindra ushtarë janë në teren në kërkim të trupave.

Aeroplani u zhduk gjatë fluturimit 45-minutësh nga Lilongëe në qytetin e Mzuzu dhe u gjet i shkatërruar në një pjesë malore të pyllit Chikangaëa.

 “Jam thellësisht i pikëlluar, më vjen keq t’ju informoj të gjithëve se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme. Ekipi i kërkim-shpëtimit ka gjetur aeroplanin pranë një kodre… ata e kanë gjetur atë të shkatërruar plotësisht pa të mbijetuar.”- deklaroi presidenti i Malavi, Lazarus Chakëera.

Presidenti gjithashtu deklaroi se kontrollorët e trafikut ajror i thanë aeroplanit të mos tentonte një ulje në aeroportin e Mzuzu për shkak të motit të keq dhe dukshmërisë së dobët. Pasi i kërkoi aeroplanit të kthehej pas Lilongëe, Chakëera tha se kontrolli i trafikut ajror humbi kontaktin me aeroplanin dhe ai u zhduk nga radarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese