Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rrëshqitja masive e dheut në Papua Guinenë e Re, më 670 të vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Rrëshqitja masive e dheut në Papua Guinenë e Re, më 670
Rrëshqitje masive e dheut në Papua Guinenë e Re

Më shumë se 670 persona mendohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve masive të dhërave në Papua Guinenë e Re, sipas një zyrtari Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë opeacionet e shpëtimit.

Mediat vendase kishin njoftuar më parë se sipas vlerësimeve paraprkae më shumë se 300 vetë dyshohej se kishin humbur jetëën nga rrëshqitja e dheut në provincën Enga.

Por më shumë se 48 orë më vonë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se numri i të vdekurve mund të ishte dyfish.

“Rrëshqitjet e dherave dhe rëniet e gurëve vazhdojnë, toka po çahet duke rrezikuar jetën e gjithë secilit”, tha zyrtari i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Serhan Aktoprak.

Rrëshqitjet e dherave shkatërruan 150 shtëpi, shkolla, biznese, shtëpi vizitorësh dhe objekte të tjera./VOA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese