Hapësire reklamuese

Bota

Rishi Sunak mban fjalën e fundit si Kryeministër, jep dorëheqje si lider i konservatorëve

Shkruar nga Newsbomb
Rishi Sunak mban fjalën e fundit si Kryeministër, jep dorëheqje
Rishi Sunak

Kryeministri në ikje i Britanisë, Rishi Sunak ka mbajtur fjalën e fundit si kryeministër jashtë Downing Street.

Ai në një deklaratë për media njoftoi dorëheqjen e tij si udhëheqës i konservatorëve pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme.

Sunak në deklaratën e tij mori përgjegjësinë për humbjen e konservatorëve dhe u kërkoi falje votuesve për rezultatin.  

“Unë i dhashë gjithçka qeverisë, por ju dërguat mesazhin se qeveria duhet të ndryshojë”, vazhdoi Sunak, duke u kërkuar falje edhe kandidatëve konservatorë.

Ai edhe një herë i uroi suksese kundërshtarit të tij, Sir Keir Starmer, partia e tij Laburistë fitoi në zgjedhje, duke thënë se ai është një politikan modest.

 “Çfarëdo mosmarrëveshjeje që kemi pasur në periudhën parazgjedhore, ai është një njeri që e respektoj. Sir Starmer dhe familja e tij meritojnë çdo mirëkuptim tonë pasi bëjnë këtë tranzicion të madh në jetën e tyre”, shtoi Sunak.

Kryeministri britanik në largim iu referua edhe familjes së tij, duke falënderuar gruan dhe fëmijët e tij "për sakrificat që bënë që unë t'i shërbeja vendit".

“Jam i nderuar që kam shërbyer si kryeministër juaj. Ky është vendi më i mirë në botë dhe kjo është falë jush, britanikëve, burimi i vërtetë i sukseseve tona. Faleminderit shumë”, përfundoi Rishi Sunak.

Sakaq, mediat e huaja bëjnë me dije se Mbeti Charles III ka pranuar dorëheqjen e Rishi Sunak si Kryeministër, ndërsa pritet që të betohet në detyrë Sir Keir Starmer.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese