Hapësire reklamuese

Bota

Rishi Sunak çon në zgjedhje të përgjithshme Britaninë dhe suprizon kundërshtarët, cakton datën më të afërt

Shkruar nga Newsbomb
Rishi Sunak çon në zgjedhje të përgjithshme Britaninë
Foto ilustruese

Pas muajsh spekulime Britania e Madhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Rishi Sunak njoftoi se britanikët do të kenë zgjedhje më 4 korrik.

Lëvizja befasuese vjen pas disa thashethemeve përgjatë ditëve të fundit se kryeministri mund të shkonte në zgjedhje më herët nga sa mendohej më parë. Sunak ka thënë muaj më parë se zgjedhjet do të mbaheshin në “gjysmën e dytë të vitit”, por kishte refuzuar të caktonte një datë.

Sipas lajmeve që qarkullonin lart e poshtë thuhej se kryeministri do të thërriste zgjedhjet në vjeshtë, për t’i dhënë partisë së tij më shumë kohë për të siguruar më tepër terren kundër Laburistëve në votime. Por, si duket kjo lëvizje e kryeministrit britanik ka suprizuar jo pak kundërshtarët, të cilëve i tregoi se "nuk ka frikë" të dalë në zgjedhje dhe tani.

Partia e Sir Keir Starmer është përpara me rreth 20 pikë pasi ai u përpoq të transformonte Laburistët pas humbjes së tyre historike në 2019.

Kujtojmë se Rishi Sunak i ndërpreu në mes vizitën zyrtare në Shqipëri sekretarit David Cameron. Pavarësisht se në agjendën e sekretarit ishte parashikuar që pas konferencës me kryeministri Rama të zhvillonte një takim me presidentin Bajram Begaj dhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin, kjo nuk ndodhi pasi ai u nis me urgjencë drejt Britanisë për të kapur mbledhjen e qeverisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese