
Turqit votuan sot në zgjedhjet lokale, të fokusuara në përpjekjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të rimarrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij politik Ekrem Imamoglu, i cili synon të rikthejë opozitën qeverisëse pas disfatës në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Mediat turke bëjnë me dije se deri më tani Ekrem Imamoglu ka marrë 50% të votave në Stamboll, ndërsa kundërshtari i tij Murat Kurum ka arritur të sigurojë 41% të votave. Ekrem Imamoglu bëri deklaratën e parë në të cilën u shpreh i kënaqur me rezultatet e para.
“Kemi rezultate shumë të mira për momentin dhe po i shikojmë me ankth. Ne kemi një ekip shumë të mirë dhe një sistem shumë të mirë të gjurmimit të rezultateve. Fotografia që kemi është shumë e kënaqshme, por nuk duhet të flasim para se të kemi një pasqyrë të plotë nga komuna”, tha Imamoglu.
Duhet se Erdogan është drejt humbjes sërish së kësaj bashkie. Sipas të dhënave të para, opozita ka epërsi ndaj partisë së Erdoganit edhe në tre qytetet kryesore të Turqisë.
Në Ankara, kryebashkiaku Mansur Yavas tregon se është rizgjedhur duke fituar 56.3% të votave ndaj 36.3% të kundërshtarit të tij, me 12.4% të votave të numëruara. Në Izmir, Cemil Tucay ka një epërsi me 47.24% kundrejt Hamza Dagut 37.85%.
