Ish-Presidenti Donald Trump ka arritur rezultate të shkëlqyera në shtetet Indiana dhe Kentaki, ku ka siguruar një shumicë të konsiderueshme të votave. Në Indiana, Trump ka marrë 238,000 vota, ose 60.6% të totalit, duke i kaluar shumë larg rivalen Kamala Harris, e cila ka marrë 148,000 vota (37.8%).
Po ashtu, në Kentaki, Trump ka dominur edhe më shumë, me 99,766 vota, që përbëjnë 70.6% të totalit. Ndërkohë, Harris ka arritur vetëm 39,965 vota, ose 27.8% të totalit.
Këto shifra pasqyrojnë një diferencë të theksuar në favor të Trump në të dy shtetet, duke treguar një dominim të dukshëm të kandidatëve republikanë në Indiana dhe Kentaki.
Ndërkaq, Kamala Harris ka arritur të dalë triumfuese në Vermont duke mposhtur ish presidentin. Gara sa vjen e bëhet më e ethshme dhe sigurisht të gjithë po presin me padurim përfundimin e numërimit të votave.