Një tërmet e fuqishëm ka goditur mëngjesin e së martës Kinën. Nga shërbimi Gjeologji i SHBA-së, tërmeti është regjistruar në rajonin e Tibetit me magnitudë 7.1 ballë pak pas orës 09.05 të së martës.
Nga kërkimet e bëra, 95 persona kanë humbur jetën dhe 130 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, ky tërmet goditi një qendër malore, shumë afër kufirit te Nepalit.
Nga televizioni shtetëror i Kinës (CCTV), mësohet se epiqendra ishte në rajonin Tingri, rreth 380 km nga qyteti i Tibetit dhe rreth 23 km nga qyteti Shigtase ose i njohur ndryshe si Xigaz. Shigtase është një nga qytetet më të shenjta të Tibetit.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, vërehet se banorët lënë të tmerruar nga një prej marketeve të zones.