
Dhjetra ton drogë dhe shtatë persona janë arrestuar pas një megaoperacioni të zhvilluar në 7 shtete federale në Gjermani.
Hetuesit gjermanë kryen bastisje në shtatë shtete federale dhe kapën kokainë me vlerë miliarda euro, konfiskimi më i madh i kokainës në Gjermani.
BILD raporton se janë sekuestruar mbi 35 ton kokainë me vlerë 30 miliardë euro. Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut.
Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit, ndërsa bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Ëestphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.
Në një ftesë për një konferencë për shtyp, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Dyseldorfit deklaroi se do të raportoi për “konfiskimin e dhjetëra tonëve kokainë me vlerë disa miliardë euro, që çoi në arrestimin e shtatë personave”.
Bëhet fjalë për rezultatet e operacionit të koduar ‘Plexus’, i cili u krye nga një ekip i përbashkët hetuesish narkotikësh doganor dhe policor nga Shtutgarti, Karlsruhe dhe North Rhine-Ëestphalia.
Sondazh