Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rebelët islamikë marrin kontrollin e Aleppos, kush është organizata terroriste Hayat al-Sham?

Shkruar nga Newsbomb
Rebelët islamikë marrin kontrollin e Aleppos, kush është
Pamje te organizates Hayat al-Sham

Forcat rebele kryen një sulm të befasishëm duke marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh të udhëhequr nga Damasku, Aleppo ndërsa së fundmi ushtria siriane ka tërhequr trupat e saj nga qyteti duke pësuar kështu një disfatë të madhe.

Ky sulm u drejtua nga grupi militant islamik Hayat al-Sham (HTS), i cili ka një histori të gjatë në përfshirjen e tyre në konflikt me Sirinë.

Kush janë Hayat Tahrir al-Sham?

Hayat Tahrir al-Sham janë krijuar fillimisht ne vitin 2011, si një degë e drejtpërdrejtë e organizatën terroriste islamike sunite Al Kaeda, dhe emëroheshin Jabhat al-Nursa. Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi i shtetit të vetëquajtur Shteti Islamik, ishte gjithashtu i përfshirë në formimin e kësaj organizate terroriste.

Në atë kohëm ky grup u shpall si  një nga organizatat më vdekjeprurëse nga presidenti Sirisë, Assad. Grupi funksiononte mbi ideologjinë xhihadiste ndërsa u pranua si një forcë kundërshtare që vepronte kundër shtetit sirian.

Në vitin 2016, lideri i kësaj organizate, Abu Mohammed al-Jaëlani, thyen publikisht radhët me Al Kaedën, shpërndau Jabhat al-Nusra dhe krijoi një organizatë të re , e cila mori emrin Hayat Tahrir al-Sham kur u bashkua me disa grupe të tjera të ngjashme vetëm një vit më vonë.

Sunduesi Bashar al-Assad mabn kontrollin e qyteteve kryesore të Sirisë ndërsa një pjesë e vogël e këtij shteti është jashtë pushtetit të tij. Këto përfshijnë zonat me shumicë kurde në lindje, të cilat kanë qenë pak a shumë të ndara nga kontrolli i shtetit sirian që në vitet e para të konfliktit.

Vite me rradhë qyteti i Idlibit ka qenë një fushëbetejë teksa forcat qeveritare siriane u pqrpoqën që të rifitonin kontrollin. Në këtë vend jetojnë afërsisht 4 milionë njerëz, shumica prej tyre të larguar nga qytetet që udhëhiqen nga diktatori Assad, të fituara nga një luftë disa vjeçareshkatërruese.

Aleppo gjithashtu ka qenë një nga fushat më të përgjakshme të betejave dhe përfaqësonte një nga disfatat më të mëdha të rebelëve. Assad për të mos humbur kontrollin e qytetit më të madh është mbështetur fort pas aleatit Rus  i cili e ndihmoi me fuqinë ajrore dhe ushtarë, kryesisht përmes forcave të sponcorizuara nga Irani përfshirë Hezbollahun.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese