Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka quajtur marrëzi mbajtjen e konferencave të Paqes për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë. Ai ka theksuar rëndësinë e rregullimit të mardhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe një zgjidhje që nuk do të cenojë interesat kryesore të Rusisë.
Gjatë një takimi me homologun e tij Presidentin e Bjellorusisë, Lukashenko, Putin tha se nuk kishte refuzuar për një përfundim paqësor të konfliktit me Ukrainën ndërsa shtoi se kishin kohë që qëndronin në pritje të një mundësie të tillë, për të arritur një marrëveshje të volitshme.
“Ata mendojnë se ne nuk kemi çfarë të bëjmë atje dhe në të njëjtën kohë thonë se asgjë nuk zgjidhet pa ne. Meqenëse ne nuk do të shkojmë atje, tani është kthyer në një lloj marrëzie, ” tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Lideri rus vuri në dukje se nuk ishte i ftuar në Konferencën Ndërkombëtare që pritet të mbahet në Zvicër gjatë muajit qershor mbi paqen në Ukrainë, ndonëse bëri të ditur se nuk do të pranonte asnjë marrëveshje të imponuar duke njohur interesat e saj.