Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Raporti i OBSH: Hepatiti vret 3.500 njerëz në ditë

Shkruar nga Newsbomb
Raporti i OBSH: Hepatiti vret 3.500 njerëz në ditë
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Më shumë se 3.500 njerëz vdesin çdo ditë nga viruset e hepatitit dhe numri global po rritet, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në vitin 2022 nga 1.1 milion sa ishte në vitin 2019.

Sipas raportit të OBSH-së, 83 për qind e vdekjeve regjistrohen nga hepatiti B dhe 17 për qind nga hepatiti C. Për trajtimin e këtyre viruseve ka barna efektive dhe të lira.

Megjithatë, vetëm 3 për qind e atyre me hepatit B kronik morën trajtim antiviral deri në fund të vitit 2022, thuhet në raportin e OBSH-së.

Për hepatitin C, ndërkaq, u trajtuan vetëm 20 për qind e të prekurve.

“Këto rezultate bien ndesh me objektivat globale për të trajtuar 80 për qind të të gjithë njerëzve që jetojnë me hepatit B dhe C kronik deri në vitin 2030”, tha në një konferencë për gazetarë Meg Doherty, udhëheqëse e programeve globale të HIV-it, hepatitit dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, pranë OBSH-së.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se raporti “paraqet një pamje shqetësuese”.

“Pavarësisht progresit global në parandalimin e infeksioneve të hepatitit, numri i vdekjeve po rritet, sepse shumë pak njerëz me hepatit janë duke u diagnostikuar dhe trajtuar”, tha ai.

Sipas raportit të OBSH-së, dy të tretat e të gjitha rasteve të hepatitit janë në: Bangladesh, Kinë, Etiopi, Indi, Indonezi, Nigeri, Pakistan, Filipine, Rusi dhe Vietnam./REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese