Valencia në Spanjë është ende duke luftuar për të përballuar pasojat e përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar që vranë të paktën 219 njerëz dhe lanë 93 të zhdukur.
Disa ditë pas përmbytjeve qindra vullnetarë janë bërë bashkë dhe punojnë për të hequr baltën nga rruga, si dhe për të sjellë sado pak normalitetin në qytet.
Disa janë duke ndihmuar kafshët shtëpiake që kanë zhvilluar infeksione nga rrugët me baltë të qytetit në një stacion të improvizuar të ndihmës së parë me ilaçe dhe pajisje të dhuruara.
Tetë ditë pas përmbytjebe, rrugët mbeten plot baltë dhe mbeturina, gjë që favorizon shfaqjen e baktereve si Leptospira , që shkakton sëmundjen leptospirozë. Disa pronarë qensh kanë filluar t'i mbajnë kafshët shtëpiake në dorë për të shmangur pirjen e ujit të kontaminuar.
Valencia ♥️pic.twitter.com/46aVdEo9nj
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) November 6, 2024