
Parlamenti i Turqisë është përfshirë nga tensione shoqëruar me përleshje dhe konfrontime fizike mes deputetëve pas vendimit të qeverisë për të zëvendësuar drejtuesin e DEM, i cili ishte pro-kurdëve.
Deputetët e opozitës nuk i kanë pranuar akuzat që janë vendosur kundrejt tij dhe kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi për pushimin e tij nga detyra.
Autoritetet turke larguan nga pozicioni Mehmet Siddik Akis, drejtuesin e provincës Hakkari, me pretendimin se ka pasur lidhje me militantët kurdë në vend.

Drejtuesi i provincës Hakkari ishte vendosur në kryesi, pasi doli fitues në zgjedhjet e zhvilluara në mars të vitit 2024.
Megjithatë, vetë Akis ka mohuar që të ketë pasur lidhje me kurdët, por kjo gjë duket se nuk është marrë parasysh nga qeveria.
Deputetët e DEM për të suportuar Akis, protestuan në parlament kundër vendimit duke bërë që situata të përshkallëzohej, për të kaluar më pas në konfrontime fizike midis deputetëve.
Gjithashtu, një grup qytetarësh protestuan jashtë selisë së parlamentit për të kundërshtuar largimin e tij të padrejtë nga kryesia e provincës.