
Qeveria italiane ka publikuar një deklaratë zyrtare pas takimit të zhvilluar sot mes kryeministres Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance.
Një takim i zhvilluar dhe cilësuar si një mundësi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve aleate.
Sipas deklaratës zyrtare të qeverisë italiane, bisedimet janë foksuar në thellimin e partneritetit tregtar dhe në diskutimin e çështjeve kyçe të politikës ndërkombëtare, me një vëmendje të veçantë ndaj përpjekjeve për arritjen e një paqje të drejtë në Ukrainë.
“U nënvizua vullneti i përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe progresit teknologjik, siç përcaktohet në deklaratën e përbashkët të miratuar gjatë takimit të fundit të kryeministres Giorgia Meloni me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington”, thuhej në deklaratë.