Një 28 vjeçare është rrahur brutalisht dhe me pas është mbytur për vdekje nga një 17-vjeçar, pasi qeshi me të gjatë aktit seksual.
Blanca C. u takua me autorin 17-vjeçar Mohamed Ali S., në një lokal në qytetin gjerman Frankfurt më 3 tetor të vitit të kaluar. Aty ata konsumuan disa pije dhe drogë së bashku dhe më pas të dy shkuan te banesa e të ndjerës për të kryer aktin me konsensus.
Duke qenë se Mohamed nuk arriti të kalonte në ereksion, Blanca kishte nisur të qeshte. Kjo gjë e tërboi adoleshentin, i cili e goditi atë derisa vdiq. Prokuroria konfirmoi se i pandehuri kishte filmuar një pjesë të sulmit me telefonin e tij dhe dëgjohet kur mburrej për faktin që i mori jetën.
Një dëshmitar lajmëroi policinë në mes të natës, të cilët shkuan me shpejtësi në banesën e Blankës, ku kanë thyer derën për ta gjetur të vdekur. Mohamed Ali S. u arrestua disa orë më vonë në shtëpinë e prindërve të tij, rreth 6 milje larg banesës së Blanca-s.
Të hënën nisi gjyqi për vrasjen në Gjykatën e Qarkut të Frankfurtit në shtetin gjerman të Hessen, por seancat do të jenë të mbyllura për publikun për shkak se i pandehuri është i mitur. Mohamed Ali S. mund të dënohet me burgim deri në dhjetë vjet sipas ligjit penal gjerman.