Bashkëshorti i eurodeputetes demokrate kristian Francesca Donato është gjetur ditën e sotme i vdekur në Palermo.
Angelo Onorato, arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiljesh ishte në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, ku papritur u dëgjuan disa të shtëna. Ende nuk dihet nëse krimi ka të bëjë me profesionin e tij apo të bashkëshores.
Sakaq, autoritetet italiane po punojnë për zbardhen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
Poll