Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Putin vizitë në Korenë e Veriut pas 24 vitesh, NATO: Kjo tregon varësinë e Rusisë me regjimet autoritare

Shkruar nga Newsbomb
Putin vizitë në Korenë e Veriut pas 24 vitesh, NATO: Kjo tregon
Jens Stoltenberg

“Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut që do të zhvillohet nesër dhe pasnesër do të jetë provë e "varësisë" së Rusisë nga regjimet autoritare”.

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për vizitën dy ditore që Putin do të zhvillojë në Korenë e Veriut.

“Kjo tregon shkallën në të cilën presidenti Putin dhe Moska janë tani të varur nga vendet autoritare në mbarë botën. Miqtë e tyre më të ngushtë dhe mbështetësit më të mëdhenj të përpjekjeve ruse të luftës, janë Koreja e Veriut, Irani dhe Kina”, u tha shefi i NATO-s gazetarëve, duke nënvizuar gjithashtu se Rusia tani po “shkel sanksionet” ndaj Koresë së Veriut.

Kujtojmë që pak më parë mediat e huaja bënë me dije se presidenti rus Vladimir Putin  do të vizitojë Korenë e Veriut në, një udhëtim që nënvizon partneritetin në rritje të Moskës me shtetin bërthamor të izoluar.

Sipas Reuters, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i bëri një ftesë Putinit gjatë një vizite në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar. Putin nuk e ka vizituar Phenianin që nga korriku i vitit 2000.

“Me ftesë të Kim Jong Un, Vladimir Putin do të bëjë një vizitë shtetërore miqësore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë më 18-19 qershor”, njoftoi Kremlini.

Pas Koresë së Veriut, Putin do të vizitojë Vietnamin më 19-20 qershor, tha Kremlini.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese