Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme që të negociojë me Ukrainën, por sipas tij nevojitet besim dhe të kuptojë se me kë mund të bëjë biznes në atë anë.
“Rusia nuk ka refuzuar kurrë të negociojë me Ukrainën, ndryshe nga Kievi por tani është e nevojshme të kuptohet se me kë mund të bëhet biznes dhe kush është i besueshëm atje”,- tha Putin gjatë vizitës së tij në Kinë.
Lideri rus shtoi se Moska kurrë nuk refuzoi të negociojë, ishin politikanët në Kiev ata që u tërhoqën nga procesi i negociatave sapo trupat u tërhoqën nga Kievi. Sipas tij, nuk mund të pranojë që të mashtrohemi për së dyti, dhe se po analizon gjithçka që po ndodh në këtë rrugë.
“Ne u mashtruam edhe një herë. Tani duhet të kuptojmë se me kë duhet të bëjmë biznes dhe si. Kujt dhe deri në çfarë mase mund t’i besojmë. Dhe, sigurisht, tani po analizojmë gjithçka që po ndodh në këtë rrugë”,- përfundoi Putin.
Putin kujtoi se kur trupat ruse ishin pranë Kievit, partnerët perëndimorë këmbëngulën në tërheqjen e tyre, por bashkë me to u shuan edhe mundësitë për negociata.