Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Putin i dha azil politik, del FOTO e ish-presidentit Bashar al-Assad në rrugët e Moskës

Shkruar nga Newsbomb

Putin i dha azil politik, del FOTO e ish-presidentit Bashar al-Assad në

Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë marrë azil politik në Rusi. Ky fakt është konfirmuar përmes një foto të publikuar agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti, pasi Assad u largua nga Siria mes situatës së tensionuar në vendin e tij.

Sipas burimeve të Kremlinit, Rusia e ofroi azilin për arsye humanitare. “Bashar al-Assad dhe familja e tij janë tashmë në territorin rus. Azili iu dha për shkak të situatës kritike në Siri,” raportuan agjencitë TASS dhe Ria Novosti.

Shqetësimet për fatin e Assad-it nisën të përforcoheshin që nga momenti kur rebelët hynë në Damask. Të dhënat e publikuara nga FlightRadar treguan një avion të kompanisë Syrian Air që u ngrit nga aeroporti i Damaskut. Fluturimi fillimisht u drejtua drejt brigjeve alavite në Siri, por më pas bëri një kthesë të papritur dhe u zhduk nga radarët.

Tashmë, prania e tij në Moskë është konfirmuar, duke e vendosur një herë e mirë jashtë konfliktit që ka përfshirë vendin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese