Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ndaj sekuestrimit të aseteve ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Putin ka firmosur një dekret, ku i jepet e drejta që të konfiskojë pronat amerikane në Rusi, si një mënyrë për të shlyer dëmet nga ngrirja e aseteve ruse.
Duke u nisur nga ky dekret, do ti nënshtrohen sekuestrimit të gjitha pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të Shteteve të Bashkuara, kompanive dhe qytetarëve amerikanë në territorin e Rusisë, si dhe letrat me vlerë në pronësi të tyre, aksione të kompanive ruse dhe të drejta të tjera pronësore të Shteteve të Bashkuara në vend.
Kujtojmë se më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje me Bashkimin Europian ku vendosën për sekuestrimin e aseteve ruse, si dhe të ardhurat e tyre do t’i përdornin për të ofruar ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës.