Hapësire reklamuese

Bota

Putin hakmerret ndaj BE-së, bllokon transmetimin e 81 mediave evropiane në rajonin rus

Shkruar nga Newsbomb
Putin hakmerret ndaj BE-së, bllokon transmetimin e 81 mediave evropiane
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Rusia duket se ka vendosur që të hakmerret kundrejt Bashkimit Evropian, pasi ato bllokuan pak kohë më parë disa media me origjinë ruse me pretendimin se po përhapnin dezinformata tek qytetarët e rajonit evropian.

Në maj, Bashkimi Evropian tha se po pezullonte shpërndarjen e katër mediave ruse , Zëri i Evropës, agjencia e lajmeve RIA dhe gazetat Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta, pasi po përhapnin dhe mbështesnin propagandën ruse dhe luftën e agresionit kundër Ukrainës.

Në një njoftim të dhënë ditën e sotme nga ministria e jashtme ruse, është bërë e ditur se janë ndaluar që të  transmetohen në rajonin e Rusisë, 81 media të 25 shteteve anëtarë të Bllokut të BE-së.

Moska i akuzon këto media për shpërndarje sistematike të informacionit të pasaktë në lidhje me luftën.

Ndër mediat e ndaluara janë transmetuesit italianë Rai dhe La7 dhe gazetat La Repubblica dhe La Stampa. Ministria e Jashtme italiane e ka dënuar vendimin, duke e quajtur të pajustifikuar masën kundër raportimit objektiv dhe të paanshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese