Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Putin duhet të ndjejë koston e luftës”, Zelensky zbulon telefonatën e zhvilluar me Joe Biden

Shkruar nga Newsbomb
“Putin duhet të ndjejë koston e luftës”, Zelensky
Volodymyr Zelensky, Joe Biden

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë ditën e premte me homologun e tij në SHBA, Joe Biden.

Zelensky me anë të një postimi në rrjete sociale, ka ndarë disa detaje më tepër rreth kësaj telefonate teksa tregon e bisedimet ishin të përqëndruara tek ndihma dhe mbështetja e madhe që SHBA i ka dhënë Ukrainës gjatë viteve të luftës me Rusinë, si dhe forcimi i mbrojtjes ajrore.

Presidenti ukrainës tha se gjatë telefonatës u diskutua gjithashtu dhe mbi sanksionet e reja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë kundër industrisë ruse të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm që ndihmon Putinin të financojë luftën.

Volodymyr Zelensku ka theksuar dhe njëherë nëvojën e madhe për të forcuar mbrojtjen arjore ukrainase me qëllim mbrojtjen e jetëve të popullit vendas nga bormardimet e çdo dite të lëshuara nga agresori rus.

E falënderova për mbështetjen e palëkundur të pavarësisë së Ukrainës dhe për rolin jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në bashkimin e komunitetit ndërkombëtar. Së bashku, ne kemi ndërtuar një koalicion global të mbrojtësve të lirisë dhe parimeve të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ne diskutuam detajet e paketës së re të sanksioneve të SHBA-së që synon sektorin energjetik të Rusisë, i cili e ndihmon Putinin të financojë luftën. Është domethënëse që këto sanksione godasin tani flotën ruse të cisternave në hije dhe kompanitë kryesore si Gazprom Neft dhe Surgutneftegaz, të cilat i dërgojnë fondet drejtpërdrejt te Putini. Ai duhet të ndiejë koston e luftës së tij duke parë se ajo ndikon drejtpërdrejt në xhepat e tij. I jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara, të dyja partive politike dhe të dy dhomave të Kongresit për mbështetjen e këtij presioni të drejtë ndaj Rusisë për agresionin e saj të paprovokuar dhe brutal.

Ne diskutuam gjithashtu situatën në fushën e betejës dhe nevojën e vazhdueshme për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore për të mbrojtur jetët në qytetet dhe fshatrat e Ukrainës nga terrori rus – sulmet e përditshme me raketa dhe dron. “Patriotët” në duart e Ukrainës kanë dëshmuar efektivitetin e tyre dhe ne duhet të vazhdojmë ta rrisim këtë kapacitet. Ne i vlerësojmë thellësisht fjalët e Presidentit Biden se ruajtja dhe mbrojtja e pavarësisë së Ukrainës është kritike për të gjithë Evropën dhe botën demokratike. Ne padyshim që do të qëndrojmë të vendosur dhe do të arrijmë një paqe të qëndrueshme për popullin dhe vendin tonë,”shkruan Zelensky në rrjetin social “X”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese