Hapësire reklamuese

Bota

Protestat për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ankaraja ndalon tubimet masive deri më 1 Prill

Shkruar nga Newsbomb
Protestat për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ankaraja
Pamje nga protesta

Zyra e Guvernatorit të Ankarasë ka ndaluar protestat nga 26 Marsi deri më 1 Prill, thuhet në një deklaratë të bërë publike.

Ndalohen tubimet masive në ambiente të mbyllura dhe të hapura, demonstratat, marshimet, deklaratat për shtyp, protestat, fushatat e mbledhjes së nënshkrimeve dhe aksionet e ngjarjet e ngjashme, si dhe shpërndarja e fletëpalosjeve dhe varja e pankartave nga ora 00:00 e datës 26 mars deri në orën 23:59 të datës 1 prill.”-thuhet në deklaratën e guvernatorit.

Më herët, Ankaraja, Stambolli dhe Izmiri kishin ndaluar marshimet masive për shkak të protestave për burgosjen më 23 Mars të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.

Protestuesit nuk janë ndalur për ditë me radhë edhe pse Persidenti Erdogan ka bërë thirrje që të mos protestojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese