
Më shumë se 1,418 persona janë arrestuar në lidhje me protestat masive që kanë përfshirë Turqinë që nga 19 marsi, tha të martën Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Ministri i Brendshëm ka bërë me dije se aktualisht në paraburgim janë 979 të dyshuar, teksa ka theksuar se nuk do të ketë asnjë lëshim për ata që tentojnë të terrorizojnë rrugët, vlerat kombëtare dhe policët.
Kujtojmë se protestat janë duke u mbajtur për arrestimin e kryebashkiakut Ekrem Imamologu, pasi është arrestuar gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ku ndaj tij dhe personave të tjerë, akuzohen për veprat penale si, organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK.
"Që nga 19 marsi 2025, 1,418 të dyshuar janë arrestuar në demonstrata ilegale.
Aktualisht në paraburgim janë 979 të dyshuar, ndërsa sot para gjykatës do të dalin 478 persona.
Asnjë lëshim nuk do të bëhet për ata që tentojnë të terrorizojnë rrugët, për ata që sulmojnë vlerat tona kombëtare dhe shpirtërore dhe për policët tanë.
Dënoj edhe një herë ata që ofenduan nënën dhe familjen e ndjerë të Presidentit tonë z.
@RTerdogan.
Forcat tona të sigurisë mbrojnë paqen dhe sigurinë e kombit tonë të dashur 24/7 me fuqinë që burojnë nga ligji dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.", shkruan ai në X.
19 Mart 2025 tarihinden itibaren yapılan yasa dışı gösterilerde bugüne kadar 1.418 şüpheli gözaltına alındı.
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) March 25, 2025
Halen gözaltında 979 şüpheli bulunurken bugün 478 şahıs mevcutlu olarak adli makamlara çıkartılacak.
Sokakları terörize etmeye kalkışanlara, milli ve manevi…