Hapësire reklamuese


Bota

Protestat në mbështetje të kryebashkiakut të Stambollit, nis procesi gjyqësor për 200 personat e arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
Protestat në mbështetje të kryebashkiakut të Stambollit, nis
Pamje nga protestat ne Stamboll

Ka nisur në Turqi gjyqi për rreth 200 personat e arrestuar gjatë protestave të zhvilluara në Stamboll e më gjerë pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu.

Rreth 189 e personavë të marrë si të pandehur në gjykatën e Caglayan janë studentë, ndërsa 8 prej tyre janë gazetarë. Akuzat kundër tyre përfshijnë pjesëmarrjen në protesta të paligjshme pas shtypjes së tubimeve publike dhe dështimin për t'u shpërndarë pavarësisht paralajmërimeve.

Zyra e prokurorit të Stambollit ka deklaruar se 189 të pandehurit do të gjykohen në 20 hetime penale. Dënimet ndaj akuzave variojnë nga 6 muaj deri në 5 vjet burg, sipas organizatës Human Rights Ëatch.

Para nisjes së seancës, rrjeti i Solidaritetit të Prindërve (PSN), i krijuar nga familjet e studentëve kërkuan që fëmijët e tyre të liroheshin nga të gjitha akuzat pasi ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, përkundrazi kanë marrë pjesë në një veprim demokratik, paqësor dhe legjitim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese