Në Londër, protestues të shumtë janë mbledhur, duke bllokuar rrugët kryesore në qebdër. Ata i ndërprenë rrugën një autobusi që mendohej se transportonte azilkërkuesit që do të dëbohen nga Anglia.
Pasi e kanë ndalur, protesutesit çanë gomat e autobusit dhe më pas, bllokuan rrugën për disa minuta. 45 persona u arrestuan nga policia britanike, ndërsa policia u detyrua të shpërndante njerëzit që po grumbulloheshin.
Reagimi dhe protestat vijnë pas shtrëngimit të rregullave dhe azilkërkuresit në Angli. Gjithashtu, Ministria e Jashtme angleze ka përdorur anije dhe kontenierë për të vendosur emigrantët, me qëllim që të ulen kostot e shpenzimeve të strehimit të tyre. Grupet për të drejtat e njeriut dhe ato të bamirësisë kanë kundërshtuar skemën, duke deklaruar se është e papërshtatshme.