Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Propozimi kushtëzues i Putinit për Paqe me Ukrainën, reagon SHBA dhe NATO: Nuk është paqësor, por posedues

Shkruar nga Newsbomb
Propozimi kushtëzues i Putinit për Paqe me Ukrainën, reagon SHBA
Foto ilustruese

Propozimi i kushtëzuar i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për të nënshkruar paqe me Ukrainën nuk është pritur mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Shefit i Pentagonit në SHBA, Lloyd Austin gjatë samitit të NATO-s në Bruksel tha se nuk mundet Putini që t’i diktojë kushte Ukrainës për të vendosur paqen, duke ditur se është ai që ka pushtuar ilegalisht dhe mban territorin sovran të saj.

Putini ka pushtuar ilegalisht dhe mban territorin sovran të Ukrainës. Nuk është në gjendje t’i diktojë Ukrainës se çfarë duhet të bëjë për të sjellë paqen”,- tha shefi i Pentagonit, Lloyd Austin.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg evidentoi se propozimi i presidentit rus për Ukrainën nuk duket edhe aq paqësor, por duket më shumë si posedues. Sipas tij, nuk është Ukraina ajo që duhet të tërheqi trupat nga territori i saj, por Rusia.

Stoltenberg vijon më tej se propozimi i Putinit do të thotë se Rusia rezervon të drejtën për të pushtuar më shumë territore ukrainase në të ardhmen, ndërsa shtoi se vendet e aleancës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake për Kievin.

Nuk është Ukraina ajo që duhet të tërheqë trupat nga territori ukrainas, por Rusia ajo që duhet të tërhiqet nga territoret e okupuara të Ukrainës. Ky propozim (i Putinit) do të thotë se Rusia rezervon të drejtën për të pushtuar edhe më shumë territore ukrainase…

Ky propozim nuk tregon vullnet të mirë, tregon dëshirën e Rusisë për të arritur qëllimet ushtarake… Dmth nuk është një propozim paqësor, por ai nënkupton edhe më shumë posedim”,- tha Stoltenberg.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese